TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2025, 19:41

“Hemorragjia” brenda PD, Sula: Zgjidhja, largimi i Sali Berishës dhe njerëzve të tij në parti!

Shkruar nga Pamfleti

“Hemorragjia” brenda PD, Sula: Zgjidhja, largimi i Sali

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula ka thënë se “hemorragjia” brenda Partisë Demokratike ka nisur në vitin 2019, kohë kjo që përkon me djegien e mandateve të deputetit nga opozita.

Sula tha sestrategji rezultoi një kauzë boshe e Sali Berishës që çoi në rrudhjen e strukturave të partisë.

Ai theksoi se shumë anëtarë të Partisë Demokratike janë lodhur me premtimet e pambajtura nga Sali Berisha edhe në këto kushte kanë zgjedhur largimin e tyre nga partia.

Gjithçka nisi me djegien e mandateve, kauzë boshe e Sali Berishës. Shumë anëtarë të PD po largohen nga Partia Demokratike”, tha ai.

Sipas Sulës, Sali Berisha Partinë Demokratike e ka me certifikatë pronësie dhe çdo zë, i cili guxon t’i dalë kundër do përballet me fatin e largimit ose të linçimit publik.

"Farsa e Berishës dështoi. Unë garën time të nivelit të qarkut, unë e fitova. Partia është e Sali Berishës. Po të kishte mundësi, do të merrte dhe certifikatë pronësie.”, tha ai.

Shpëtimi për Partinë Demokratike thekson ish-deputeti është largimi i Sali Berishës dhe njerëzve që ai ka brenda partisë.

Ai tregoi shembullin e vet personal, i cili pavarësisht se fitoi në procesin e primareve  në Elbasan, u la jashtë listave për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Në PD ka nisur hemorragjia. Zgjidhja është largimi i Sali Berishës dhe njerëzve të tij. Po dole nga linja e Berishës je armik. Fitova primaret në Elbasan dhe më përzunë nga partia, nuk më futën as në lista të hapura dhe as në lista të mbyllura. Nuk njeh kundërshtar, as Lulzim Bashën nuk e konsideroi kundërshtar.”, tha ai.

1 Komente

  1. s
    sabriu

    Orakulli Gjeli i Detit

    Lini një Përgjigje