TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 12:44

Gjyqtarët e Apelit tërhiqen në dhomë këshillimi, pritet vendimi nëse Alibeaj do jetë palë në proces

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtarët e Apelit tërhiqen në dhomë këshillimi, pritet

3 gjyqtarët e Apelit janë tërhequr në Dhomë Këshillimi për të marrë një vendim sa i takon kërkesave paraprake të palëve, lidhur me vulën e PD.

Sot pritet që gjykata të vendosë fatin e partisë më të madhe opozitare dhe avokatët e Berishës kanë kërkuar që Alibeaj të mos legjitimohet si palë në proces.

Në kundërshtim me ligjin, Enkelejd Alibeaj ka bërë ankim, dhe po në shkelje të ligjit, gjyqtarja Blerina Muça e ka pranuar këtë ankim. Deputeti Enkelejd Alibeaj nuk legjitimohet si ankimues dhe ne kërkojmë që kjo të jetë gjeja e parë që të merret në shqyrtim nga Gjykata e Apelit.

Ankimi duhet të mos ishte pranuar sepse nuk përmbush shkaqet. Personi nuk ishte palë në proces. Ligji parashikon qartë se çfarë është ankimi dhe gjithashtu parashikon edhe kriteret minimale që duhet të plotësohen. Ankimi është akti në të cilën palët ose palët e tjera në proces ankimojnë një vendim. Pra, që të ankimosh një vendim, duhet të jesh palë ose pjesëmarrës në proces”, tha Ivi Kaso.

Më pas ai kërkoi që ankimimi të shpallet nul dhe treshja gjyqtare është tërhequr për vendim. Pas pak pritet që ata të deklarohen nëse Alibeaj legjitimohet apo si palë në proces.

gjyqi vula pd

Lini një Përgjigje