TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2025, 16:07

Gjenocidi politik i Edi Ramës ndaj socialistëve: më 11 maj nis faza e re!

Shkruar nga Pamfleti

 

Gjenocidi politik i Edi Ramës ndaj socialistëve: më 11 maj nis
Edi Rama /

Edi Rama po përmbys karrierën në PS, dhe po sjell një klasë të re politike e cila nuk është gjenerata e dytë e socialistëve shqiptarë. Por gjenerata e dytë e listës së Edi Ramës...

Lista e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit nuk është aspak një ofertë e re politike e një force që kërkon mandatin e katërt radhazi. Ku siç ndodh rëndom në partitë që kanë qeverisur gjatë, gërshetojnë në skuadrat e rinovuara që propozojnë, një grup që vjen nga teknokratët e nivelit të dytë të qeverisjes, që kanë aftësi teknike, dhe talentet e reja politike që në territor, përkatësisht në strukturat politike të partisë, kanë arritur rezultate të mira.

Me një fjalë, motivohen për punën e bërë nëpunësit e zotë dhe politikanët që kanë arritur rezultate të mira zgjedhore, por edhe organizative në strukturat politike të bazës.

Lista e re e Edi Ramës, nuk ka sjellë asnjë drejtues politik që ka arritur rezultate të mira elektorale në listë, apo edhe zyrtarë të administratës që është shquar në një x reformë të caktuar.

Lista e Edi Ramës, ka në pjesën më të madhe të saj, personazhe që nuk kanë lidhje me partinë dhe me administratën. Ata janë shquar vetëm në një zeje, furçat deri në neveri ndaj Kryeministrit.

Të marrim Iris Luarasin. Zonja Luarasi, është një gazetare që në realitet nuk ka fare rekord shkrimesh të saj si në raportim, ashtu edhe në analizë a në opinion.

Luarasi ka një rekord tashmë 12 vjeçar, si pjesë e emisioneve televizive, ku ka mbrojtur Edi Ramën, edhe kur kemi pasur të bëjmë me ngjarje ku vetëm mbrojtja nuk mund të ishte një logjike gazetareske.

Iris Luarasi, edhe pse ka drejtuar një nga radiot e para private në Tiranë, që mund të thuhet pa asnjë dyshim që ka qenë ndër më të mirat e kohës, ajo e la profesionin. I hyri katedrës së Fakultetit të Gazetarisë në UT për të mësuar studentët. Një mision shumë i rëndësishëm, që kush e merr seriozisht është më i fuqishëm sesa një agjitprop politik. Ndërkohë drejton një OJF për dhunën ndaj grave, organizatë e cila nuk ka arritur të bëhet protagoniste e frenimit të kësaj plage të rëndë. Por ta lëmë polemikën e efektivitetit të një organizate, pasi në fund të fundit, OJF është.

Luarasi nuk është e nuk ka qenë asnjëherë një talent politik, apo një veprimtare shoqërore që ka simpati në publik. Sa del ajo në televizion, të gjithë përkrahësit e opozitës nuk vonojnë ta sulmojnë me të gjitha armët e tyre.

Luarasi ka qenë thjesht një agjitprope, por e dorës së ulët. Pasi në kohën e Enver Hoxhës, homologet e Luarasit të merrnin gjak në vetull, dinin si ti flisnin njerëzve, jo me fraza të gatshme e antipatike.

Njëjtë është me Ilva Gjuzin, e cila u katapultua zv.ministre sapo tha që Edi Rama është dy hapa para të gjithëve. Zonja Gjuzi është e bija e kreut të njësisë së Golemit kur PS kishte bashkinë e Kavajës, e sipas gjasave po përgatitet për të garuar për bashkinë.

Ndërkohë, zgjedhjet nga administrata janë fare pak, shembull pozitiv mund të jetë Adea Pirdeni, e cila vjen nga një rekord pozitiv në administratë.

Ndërkaq, ka edhe ministra tenkikë si Piro Vëngu apo Ervin Hoxha që janë lançuar në listë pa pasur asnjë rekord të fuqishëm, qoftë politik, qoftë në drejtimin e dikastereve të tyre.

Thjesht, Edi Rama po përmbys karrierën në PS, dhe po sjell një klasë të re politike e cila nuk është gjenerata e dytë e socialistëve shqiptarë. Por gjenerata e dytë e listës së Edi Ramës.

I cili e ka bërë gjithë këtë, për të dhënë një mesazh politik të qartë jo vetëm brenda vendit, por mbi të gjitha jashtë tij, sidomos në kancelaritë e Berlinit dhe Uashingtonit.

Ku ka hequr të gjithë mundësitë apo investimet që Perëndimorët sipas mendjes paranojake të Bablokut kanë bërë për ta zëvendësuar. Ditmir Bushatin e degdisi vetëm sepse mendonte se gjermanët e kishin përgatitur së bashku me Albin Kurtin për të zëvendësuar Edi Ramën dhe Hashim Thaçin. Gjë që është thjesht një gjysmë e vërtetë, e siç thotë Babloku; gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha.

Paranoja në realitet është intuita më e fuqishme që udhëheq kryeministrin në një babëzi pushteti që kërkon jo vetëm ta konsolidojë, por edhe ta trashëgojë sipas dëshirave të veta.

PS e 11 majit, do të dalë një formacion që nuk ka lidhje me Partinë Socialiste reale. Përleshja që senatorët do të bëjnë në Tiranë e qarqe për listat e hapura, duket do ti lodhi aq shumë, sa nuk do të kenë më mundësi të konfigurojnë një alternativë ndaj Ramës./Pamfleti

edi rama gjenocidi politik socialistët 11 maj

Lini një Përgjigje