TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2024, 21:16

“Gënjeshtare dhe gjobaxhie”, Felaj përplaset me Bardhin: Mos e përsërisni sepse ju nxjerr jashtë

Shkruar nga Pamfleti

“Gënjeshtare dhe gjobaxhie”, Felaj përplaset me Bardhin:

Drejtuesja e seancës parlamentare, Ermonela Felaj është përplasur me Gazment Bardhin për listën e diskutantëve.

Ndërkohë që Ermonela Felaj bëri sqarimin, Gazment Bardhi i është drejtuar që nga vendi duke e ofenduar, ndërsa e quam gënjeshtare dhe gjobaxhie.

Ndërkohë Felaj nga ana e saj e paralajmëroi se në bazë të rregullores mund t’i heqë fjalën dhe ta nxjerrë jashtë sallës.

Felaj: Një sqarim për listën e diskutantëve. Lista bëhet nga grupet dhe drejtuesi i seancës. Një minutë, se ju vetëm gënjeni dhe të gjithë ngatërresën ju e bëni bashkë me kolegët. Ne nuk bëjmë asnjë listë si të duam. Por listat kanë një logjikë që e imponon rregullorja që është harmonizimi i grupeve. Deputetja Ilda Dhori përfaqëson jo grupin parlamentar të PD, por grupin parlamentar Demokraci dhe Integrim. Si kundër Elda Hoti nuk përfaqëson grupin e PD, por grupin Aleanca për Ndryshim, kështu që nuk ka gabim në listë. Zonja Hoti do ta marrë kur ti vijë radha. Mos gënjeni kolegët tuaj.

Bardhi pa mikrofon: Gënjeshtare

Felaj: Gënjeshtar je ti i kapur me fakte dhe prova, që nuk e di ku i ke deputetët dhe deputetët nuk dinë se ku janë.

Bardhi pa mikrofon: Gjobaxhie

Felaj: Zoti Bardhi ju tërheq vëmendje, ju lutem mos e përsërisni sepse ju heq të drejtën e fjalës dhe ju nxjerr jashtë. Ato gjobaxhiet shko tregoi atje ku të mësojnë sesi të vish dhe të flasësh kështu

ermonela felaj gazment bardhi kuvend debate

Lini një Përgjigje