TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2025, 22:36

Garë e ngushtë në radhët e PS për mandatet e fundit në Tiranë, Gjylameti dhe Xhaçka 11 vota diferencë

Shkruar nga Pamfleti

Garë e ngushtë në radhët e PS për mandatet e fundit

Vijon me ritme të larta numërimi i votave preferenciale në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit, duke sjellë përplasje të forta brenda listave të hapura, si në kampin e majtë ashtu edhe në të djathtin. Kandidatët kryesorë janë në një garë të ngushtë, ku çdo votë mund të jetë vendimtare për fatin e mandatit.

Në radhët e Partisë Socialiste, rivaliteti më i ashpër është mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës. Të dyja synojnë që të sigurojnë mandatin përmes votave preferenciale, dhe aktualisht ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës në numër votash.

Një tjetër duel interesant po ndodh mes Xhemal Qefalisë dhe Ornaldo Rakipit. Diferenca mes tyre mbetet minimale, ndërsa të dy kërkojnë të kapin vendin e sigurt në listën fituese të PS.

Rezultatet

Ornaldo Rakipi, 9621 vota

Xhemal Qefalia 9473 vota

Blerina Gjylameti 5780 vota

Olta Xhaçka 5769 vota

Lini një Përgjigje