
Prezantohet zyrtarisht Brunilda Mersini si kandidatura e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Vlorës.
Në një mbledhje të zhvilluar këtë të mërkurë me strukturat lokale të PS-së dhe anëtarët e kryesisë së degës së qytetit bregdetar, Mersini mori mbështetjen politike për të kandiduar në garën e 9 nëntorit.
Takimi u drejtua nga Bledi Çuçi, drejtues politik i qarkut, i cili vlerësoi figurën e Mersinit si një profil i besueshëm, institucional dhe i aftë për të drejtuar Vlorën në një fazë të re zhvillimi. Nga ana e saj, Mersini u shpreh e entuziazmuar për mundësinë dhe vuri theksin te përmirësimi i shërbimeve, urbanizimi dhe zhvillimi ekonomik lokal, me fokus te turizmi dhe mirëqenia qytetare.
Zyrtarizimi i kandidaturës së Mersinit sjell automatikisht dorëzimin e mandatit të saj si deputete. Në vend të saj në Kuvend pritet të hyjë Briseida Çakërri, duke vijuar ciklin politik të PS-së në përfaqësimin parlamentar.
Përveç Vlorës, janë konfirmuar edhe emrat e kandidatëve në Mat (Altin Bojni), Berat (Ervin Ceca), Tepelenë (Gramoz Sako) dhe Cërrik (Florenc Doka).
Zonja Brunilda Mersini, eshte e padiskutushme qe do fitoje dhe do fiitoj rendeshem. Eshte kandidatura me e pershtateshme qe eshte zgjedhur dhe me e mira se kandidaturat e tjera qe kane zgjedhur! Ajo i ngjiti shkallet nje nga nje. Brunilda ne radhe te pare eshte nje grua fisnike, e perkushtuar me mish dhe me shpirte te madh, per kopetencat e saj, dhe per kryerjen e detyrave qe i jane caktuar! Suksese, suksese, suksese …….. Brunilda!