TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Nëntor 2024, 15:41

“Gabuat që nuk shkuat për konsultime”/ Sula debaton me Shehin: Zgjodhi datën 11 nga të propozuarat

Shkruar nga Pamfleti

“Gabuat që nuk shkuat për konsultime”/ Sula debaton me

Deputetët Dashamir Shehi dhe Dashnor Sula kanë debatuar lidhur me datën e zgjedhjeve dhe konsultimet e zhvilluara nga Presidenti Bajram Begaj.

Shehi tha se Partia Demokratike gaboi që nuk shkoi në konsultimet e Presidentit, por Sula u shpreh se ai nuk e meriton t’i ulesh në tavolinë.

Sula thekson se data e zgjedhjeve është zgjedhur dhe vendosur nga Rama, pasi sipas tij u zgjodh data që caktoi PS dhe kjo 3 datat e tjera.

Debati mes tyre:

Shehi: PD duhej të kishte shkuar në konsultime me Presidentin. Zoti President e ka në dorë që të heqë dyshimet që ka opozita, por Presidenti nuk i hep dot kriminelët nga zgjedhjet. Ato mund t’i heqë Edi Rama, drejtësia, SPAK. Është në nderin e Presidentit që të bënte gjestin e konsultimeve. Edhe më budallai e kupton këtë. A po shkojmë në zgjedhje ne? A po shkojmë me të gjithë këto dhunime përpara? Pse po e bëjmë këtë? Për të respektuar procesin. A do të shkoni ju në zgjedhje në datën e caktuar nga Presidenti.

Sula: Ai si President nuk e meriton të ulesh me të, ai e kam emrin Bajram, por e meriton Haram. Ka emër të shenjtë, ka pak integritet burri. Edi Rama është më i mirë se ky, sepse të shikon në sy, ndërsa Presidenti nuk të sheh në sy. Është kryer puna, data 11 maj do jenë zgjedhjet, e ka vendosur. Ai edhe kur ikën në shtëpi merr leje a të shkoj apo jo.

Shehi: A do të shkoni ju në zgjedhje në datën e caktuar nga Presidenti?

Sula: E ka caktuar ai datën, ka marrë fund data 11 maj do jetë. Pse zgjodhi ai datën 11 maj, që e caktoi PS dhe jo 3 datat e tjera që ishin në dispozicion? Nëse ai nuk cakton datën 11 maj, unë do i ulem në gjunjë do i them më fal. Ky President krijoi debatin edhe për datën e zgjedhjeve, turp i zi.

Lini një Përgjigje