Kreu i PD ka sulmuar Ervin Salianjin pas foltores në Durrës, teksa se quajti një takim për axhendë personale.

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj takimit në Ervin Salianjit në Durrës.
Berisha tha se Salianji po vepron sipas axhendës persnale dhe po mashtron në kurriz të militantëve të partisë.
“Është një anëtar kryesie që në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme. Do të ketë një agjendë personale. Sa ishte salla, atë e di unë. I falënderoj grupet e punës që nuk ju mashtruan nga një takim me agjendë private. Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet nuk ka mashtrim më të madh. Para jush, militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij. Të ndjekësh një agjendë personale është një zgjedhje që unë nuk kam kundërshti. Ai po ndjek një agjendë personale dhe kaq. I përgëzoj demokratët e Durrësit që e braktisën.
Ata ishin një grup të pakënaqurish sepse nuk u futën në listat për deputetë. Kishte të tjerë që punuan për PS-në dhe kanë frikë për analizën që u bë.
Prandaj duhet analiza në parti, sepse ata që i kanë tradhtuar militantët, sigurisht që do japin hesapin para strukturave. Ata që morën pushimet turistike në fushatë.
Do ketë një llogaridhënie të plotë nga të gjithë strukturat”, tha ndër të tjera Berisha.
Ditën e djeshme Salianji trazoi ujërat në Partinë Demokratike, ku pa bekimin e Sali Berishës nisi foltoret në bazën e demokrëtve nga Durrësi.
"Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirrur, thirrjet e tyre s’duhen relativizuar dhe nuk duhen injoruar. Këto thirrje janë dhimbje që rëndojnë dhe duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani, e kam ndjerë këtë thirrje dhe përgjegjësiajonë duhet të jetë e qartë, PD duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin.", tha Salianji.
Ndryshe nga lidershipi i Partisë Demokratike, humbjet radhazi Salianji nuk ia faturon vetëm Edi Ramës.
“Një tjetër shkak është pafatësia e opozitës. E para, për të qenë të ndërgjegjshëm për të nxjerrë shqiptarët drejt kutive të votimit, për t’i fituar zgjedhjet. Zgjedhjet e pjesshme lokale janë mesazh. Edi Rama nxori 15 mijë votues në Vlorë, por ne nuk nxorëm më shumë se 2 500.",- tha Salianji.
Kryetarin Berisha nuk e përmendi në asnjë moment të fjalimit të tij, por mesazhin e lëvizjes së re ia përcolli një i ri i FRPD-së.
"Dua të përshëndes Berishën. Të hapim diskutimet brenda PD, ca kemi bërë gabim në të shkuarën. S'duam koka turku, por cfarë të përmirësojmë.", tha Arjon Bajramaj, ish-Kreu i FRPD Durrës.
Ik o sale leri te rinjte te ndryshojne