TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2025, 18:17

Fjalimi në Kuvendin Rinor Kombëtar, Spahiu: Rama t'iu thotë rinisë pse çmimet janë më të shtrenjta se në Gjermani!

Shkruar nga Pamfleti

Fjalimi në Kuvendin Rinor Kombëtar, Spahiu: Rama t'iu thotë

Juristit Kreshnik Spahiu duke folur për fjalimin e mbajtur nga kryeministri para të rinjve, por edhe panoramën politike ku disa video virale mbi fjalimet e të rinjve tha se këto pamje ri sjellin në vëmendje pas 34 vitesh, se si individi mbetet i lidhur dhe shpreh dashurinë për partinë, si para viteve 90-të.

Në një intervistë për “Report Tv”, Spahiu tha se Rama duhet t’iu shpjegojë atyre të rinjve se përse shqiptarët blejnë produktet më shtrenjtë se Europa.

“Model që nuk del jashtë standardit të PS-së. Janë bërë virale disa nga fjalimet dhe realisht ndjeva keqardhje. Më me vjen keq se pas 34 vitesh nuk mund të ketë kaq dashuri për partinë, si në kohën e regjimit, videot virale me slogane ku shprehnin dashurinë për PS-në. U bënë virale videot e të rinjve që shprehin dashurinë për PS. Kishte edhe fjalime me maturi, si ai i një vajze që fliste për meritokracinë dhe mesazh që i drejtohej kryeministrit Rama për mënyrën se si ndalet shpopullimi, jo me një urdhër që të mos largohen, por me projekte dhe oferta. Kryeministri është fokusuar te vota e emigrantëve, rinia. Por ai duhet t’i përgjigjet vetëm një pyetje, një fjali duhet të thoshte.

Pse Shqipëria është më e shtrenjtë se Gjermania dhe Europa, pse shqiptarët blejnë më shtrenjtë aty se në Europë, pse jeta është më e shtrenjtë aty se në Itali, ose hapja e biznesit has burokraci. Pse shqiptarët e shohin më të vështirë aty, sesa në Europë. Kryeministri me një fjali duhet të shpjegojë pse Shqipëria është më e shtrenjtë, për të blerë ushqimet më bazike, pse duhet të kesh tre-katërfishin e një rroge për t’ia dalë”, u shpreh Spahiu.

Lini një Përgjigje