TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Nëntor 2023, 19:57

“Fatkeqësi që Shqipëria ka përfunduar në këtë derexhe”, Sula: Berisha e Rama kanë sunduar politikën, koha të largohen

Shkruar nga Pamfleti

“Fatkeqësi që Shqipëria ka përfunduar në

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka komentuar sondazhin për partinë që qytetarët do të votonin nëse zgjedhjet dot të bëheshin sot.

Ai tha se rezultati tregon që as Rama dhe as Berisha nuk kanë legjitimitet nga populli.

“Nuk ka legjitimitet as ky që është sot, as ai që ishte dje. Ka fatkeqësi që Shqipëria ka përfunduar deri tek derexheja. Këtu politikanët, Berisha dhe Rama që e kanë sunduar politikën për kaq vite, është fatkeqësi që të kuptojnë diçka që si njeri si tjetri, do iu sugjeroja që të tërhiqeshin dhe të shijonin në qetësi vitet e tjera të jetës”, u shpreh deputeti për “Report Tv”.

Nga ana tjetër, analisti Lorenc Vangjeli duke komentuar rezultatet e sondazhit që nxirrnin fituese PS-në, por gjithashtu kishte përqindje të madhe të qytetarëve që nuk do votonin asnjë parti, tha se palët politike duhet ta kuptojnë se çfarë nuk shkon.

“1/3 e shqiptarëve nuk votojnë për asnjërën palë, Kjo është shifra më domethënëse që tregon se të dyja palët duhet të mendojnë se çfarë nuk shkon realisht. Duhet ta lexojnë me vëmendje. Por ka një aksion që herët a vonë duhet ta kuptojnë të gjithë”, tha analisti.

dashnor sula deputeti pd

Lini një Përgjigje