TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Nëntor 2023, 17:22

Vetëm 8 muaj në detyrë, Taulant Balla shkarkon Agim Ismailin nga kreu i IKMT

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm 8 muaj në detyrë, Taulant Balla shkarkon Agim Ismailin nga

Pas 8 muajsh në detyrë, Agim Ismaili është shkarkuar nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Vendimi i ministrit të Brendshëm ka motivacion zyrtar, performancë e ulët, por Tv Klan mëson se arsyeja e shkarkimit vjen pas ankesave të shumta që qytetarët dhe bizneset kanë patur në adresë të tij për vendime arbitrare.

Ismailaj erdhi në këtë post në Mars të këtij viti si pasuesi i Dallëndyshe Bicit, por u bë drejtori më jetëshkurtër i IKMT gjatë qeverisjes Rama.

Në vendin e Ismailajt është emëruar Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

IKMT është një strukturë, e cila është sulmuar shpesh për shkak të një sërë aksionesh të ndërmarra për shembjen e ndërtimeve pa leje apo që preken nga projekte publike.

Lini një Përgjigje