
Aktivistja Evi Kokalari ka sulmuar ashpër Gazmet Bardhin. Ky i fundit u ul sot në një tryezë me deputetët e Berishës, ndërsa sipas Kokalarit, ai është i pabesueshëm.
Ajo shprehet se Bardhi deri dje kërkonte ti hapte varrin Berishës, ndërsa tani mendon për bashkim.
“O Gaz Bardhi, po ty do të të besojmë ne?
Përpara zgjedhjeve të 14 Majit, ti ishe në komunikim të vazhdueshëm me Këlliçin dhe me një grup të vogël brenda rithemelimit, por dhe brenda PD se Alibeajt, ju po i hapnit varrin Berishës mbas humbjes që ju e dinit ishte e sigurt në 14 Maj.
Naiviteti im që mendova se do bashkoheshit me Berishën vetëm e vetëm qe rithemelimi të hynte në garë me logon e PD zyrtare dhe jo Ilir Metën.
Sapo u kthye Lulzim Basha në PD, që në fakt ty të dha jete, dhe mbas dy vitesh që e luftove rithemelimin, po mbledh ti deputët e opozitës?
Ne fakt ti je po aq hipokrit sa vete Berisha. Dhe fakt mbetet vetëm një:
JU TE GJITHE DO ZEVENDESOHENI NE ZGJEDHJET E 2025!
Këtë premtim ja jap Berishës, se ju te tjerët jeni vemjet me të ulta qe ka njohur politika e 32 viteve të fundit, dhe nuk meritoni asnjë vëmendje”, shprehet ajo.
Lini një Përgjigje