TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2023, 11:01

Çështja “Ahmetaj” shkakton përplasje në Kuvend, opozita kërkon dorëheqjen e Ramës: Të vijë dhe të japë llogari!

Shkruar nga Pamfleti

Çështja “Ahmetaj” shkakton përplasje në

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kërkoi pezullimin e seancës. Po ashtu Bardhi shtoi se kryeministri Edi Rama duhet të japë llogari për ngjarjen e Fushë Krujës ku anëtarë të fisit rraja dhunuan dy kushërinjtë Maja për guroren, si edhe për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

Bardhi tha se Rama duhet të lërë negociatat me Ahmetajn në zyrë dhe të japë llogari për inceneratorët në Kuvend. 

"Të lërë kafet në zyrë dhe negociatat me Arben Ahmetajn pastaj kalojmë tek shqyrtimi i kërkesës”, tha Bardhi.

Ndërkohë Elisa Spiropali mbrojti kryeministrin dhe i kërkoi SPAK të vijojë punën me drejtësi

"Në raport me kryeministrin Rama nuk ka asnjë gojë as argument që mund ta bëjë pis në raport me drejtësinë. Ju sulmoni institucionet e drejtësisë dhe e bëni të kompleksiohen. Uroj që ata të mos kompleksohen por të bëjnë punën me drejtësi", tha Spiropali.

Po ashtu Bardhi ka depozituar një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës dhe në pikën e parë të fusin kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj. Këtë kërkesë, Bardhi e kishte paralajmëruar edhe ditën e djeshme pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve ku PS dhe PD ranë dakord për heqjen e mandatit të Arben Ahmetajt, por sot i drejtohet Kuvendit me një kërkesë zyrtare.

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku këmbënguli që çështja Ahmetaj të futet në rendin e ditës si dhe të jetë i pranishëm në Kuvend, kryeministri Rama. Ajo thotë se inceneratorët janë afera korruptive më e madhe e shtetit shqiptar.

Kërkesë e drejtë nga ne. Qeveria u bë avokate e 3 personave në kërkim ndërkombëtar,. Është minimumi që qeveria të japë llogari, turp që i keni dalë për zot një afere korruptive. Sot gjysma e grupit parlamentar të PS përmendet në dosje, ka pasur lidhje me këta 3 persona, këta sot duhet të ishin larguar, të ulnin kokën. Sot qeveria nuk mund të fshihet pas një akuzë që PS ja ka bërë për 7 vite me radhë, pasi keni vendosur fytyrën tuaj korrupsionit, dhe pasi keni dëshmuar në komisionin hetimor që nuk keni lidhje. I gjithë këshilli i ministrave, zv ministra, deputetë etj. Është minimumi që të flitet për të këtu sot. Sot nëse kishte përgjegjësi politike duhet të kishin dhënë dorëheqjen, kjo është afera më e madhe e shtetit shqiptar. Kushdo që flet dhe e mbron bëhet pjesë e krimit.”- thotë Tabaku.

Ish kryeministri Sali Berisha tha se mazhoranca e ndihmoi të arratisej, ndërsa pyeti sekretarin e përgjithshëm socialist nëse e ka shoqëruar Ahmetajn.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu përgjigj opozitës që kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe votimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
“Heshtja jonë sot ka të bëjë me respektin për drejtësinë, por jo me respektin për një pjesë të kolegëve se kur të mbërrijë puna të na bëjë moral një pjesë e juaja është fundi i parlamentarizmit. Heshtja jonë ka të bëjë vetëm me atë për të cilën në korrik 2016 u pajtuam të votojmë reformën në Drejtësi”, tha Manja.

Në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë në Këshillin e Mandateve, PS dhe PD ranë dakord që t’i hiqnin mandatin e deputetit Arben Ahmetajt. Opozita e prezantoi që dje raportin e saj, ndërsa PS kërkoi më shumë kohë dhe tha se do ta paraqesë të premten, e ndërsa është vendosur që kërkesa e SPAK të futet rendin e ditës në seancën plenare të së hënës.

Çështja “ahmetaj” kuvend

Lini një Përgjigje