TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Mars 2024, 13:40

Dha dorëheqjen si kreu i Gardës, Alibeaj hedh dyshime të forta për Gramoz Sakon: Ka dalë në komunikimet në ‘Sky ECC’

Shkruar nga Pamfleti
Dha dorëheqjen si kreu i Gardës, Alibeaj hedh dyshime të forta
Gramoz Sako

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka hedhur dyshime se Gramoz Sako, që dha dorëheqjen nga kreu i Gardës së Republikës në fillim të shkurtit sepse ka dalë në komunikimet në “SkyECC”.

Alibeaj i tha këto deklarata në debatin që po zhvillohet për ndryshimet për ligjin e Gardës.

‘Çështja e telefonave të enkreptuar “SkyECC”. Paska një teori sipas të cilës edhe drejtori i dorëhequr i Gardës së Republikës qenka i përfshirë. Iniciativë e kamufluar e Nasip Naços, i cili bashkë me Ministrinë e Brendshme thonë që nuk kanë pasur asnjë diskutim për të ndryshuar ligjin për gardën. Por, pse pikërisht ditën e dorëheqjes Naço nxori amendamentin për ndryshim të ligjit. Cili zog ua tregoi në dritare nëse nuk keni komunikuar? Por Z. Naço mund të ketë ditur të dhënat nga përdorimi i telefonit “SkyECC”, që ia jep atribut detyra në krye të Komisionit të Sigurisë Kombëtare.’- tha Alibeaj në Komisionin e Sigurisë.

Pas 11 vitesh në krye të Gardës së Republikës, Komandanti i Përgjithshëm Gramos Sako, është dorëhequr nga detyra në shkurt të 2024.

Largimi i Gramoz Sakos vjen në një moment kur Garda e Republikës ka hapur garën për zgjerimin e saj edhe me 70 punonjës të tjerë, duke e çuar totalin e organikës në 1505 efektivë.  

Kjo rritje u pa e udhës për shkak të shtimit të mbrojtjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm, ndikuar nga sulmet politike, presioneve dhe kërcënimeve të grupeve kriminale të muajve të fundit. Gramos Sako qëndronte në detyrë prej vitit 2013, një ndër drejtuesit më jetëgjatë të Gardës së Republikës, teksa më herët ka qenë pjesë e strukturës në të tjera role.

Javën e ardhshme pritet të bëhet emërimi i zëvendësuesit. Një prej emrave të lakuar, i cili mbetet akoma i pakonfirmuar zyrtarisht, është kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, apo ish-kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Emërimi i drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës bëhet nga Kryeministri dhe propozimi i emrit bëhet nga ministri Brendshëm dhe i jepet grada “Drejtues madhor”.

gramoz sako

Lini një Përgjigje