TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Korrik 2024, 21:23

"Dëshmia e njërës prej tyre është thelbi i këtij shteti", Berisha: Kushëriri i Altin Dumanit i vuri tritolin dy motrave Nikolli

Shkruar nga Pamfleti

"Dëshmia e njërës prej tyre është thelbi i

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve ka sjellë në vëmendje historinë e motrave Nikolli të cilave iu vendos tritol disa ditë më parë.

Berisha u shpreh se dëshmia e njërës prej tyre është thelbi i këtij shteti. Gjithashtu kreu i PD-së tha se kushëriri i Altin Dumanit i vuri minën dy motrave nga Lezha që jetonin në Elbasan.

"Sot po lexoja historinë tragjike të dy vajzave, të cilave Nuredin Dumani, kushëriri i Altin Dumanit, nga burgu ku është, pas kërcënimeve, u kishte vënë minën te shtëpia. Minën për t’i hedhur në erë dy vajza të reja. Një 27-vjeçar që kaloi aty është sot në gjendje kritike për jetën. Rrëfimi i njërës prej tyre guximtare, është i gjithë thelbi i këtij shteti. Iu ankova Dumanit të Skapit për Dumanin e qelisë, më tha ai bënte shaka, nuk e ka me të vra ty. U ankova tek policia e Ballës, kot i ke këto. Dhe nga qelia ku është, u çoi minën me sahat për t’i hedhur në erë të dyja. Dje, deputeti ynë pyeti kriminelin me pesë mbiemra, Taulant Ballën, e mbylli gojën, e qepi gojën ky porositësi i vrasjeve. Sepse Dumani ishte vrasësi i porosive të Suel Çelës. Dhe të Taulant Ballës atëherë", tha Berisha. 

berisha altin dumani tritol motrat nikolli

Lini një Përgjigje