TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2023, 13:47

Tensione te 'Siguria', deputetët e Berishës pengojnë mbledhjen; Noka i zë vendin kryetarit Naço

Shkruar nga Pamfleti
Tensione te 'Siguria', deputetët e Berishës pengojnë
Flamur Noka i ulur në vendin e Nasip Naços

Komisioni i Sigurisë që ishte parashikuar të mbahej në ambientet e Kryesisë është zhvendosur online.

Ky vendim ka ardhur pasi në mbledhje ka pasur debate, mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. 

Rithemelimi pengoi zhvillimin e mbledhjes, ndërsa u futën brenda në sallën e Kuvendit duke thënë se takimi online është në shkelje të Kushtetutës.

Gjithçka duket se ka nisur pasi deputeti i PD-së, Flamur Noka ka zënë vendin e kryetarit të komisionit, Nasip Naço, ndërkohë që ky i fundi mes ironisë tha se mbledhja nuk mund të drejtohet nga dy kryetarë..

Debatet: 

Nasip Naço: Do të mblidhemi online në orën 16:00. Do ju vijë linku

Gazment Bardhi: Nuk jemi në gjendje lufte. Online janë dhe të dhënat e TIMS, jeni duke shkelur rregulloren. Respektoni kushtetutën dhe rregulloren

Naço: Faleminderit për prezencën. Do ju lutesha që në mënyrë demokratike mbledhjen.

Bardhi: Drejtoresha duhet të vijë të deklaroj për TIMS-in.

Në këtë komision, do të diskutohej mbi projektbuxhetin e vitit 2024, ku të pranishëm do të jenë përfaqësues të Shërbimit Informativ Shtetëror.

komisioni i sigurisë flamur noka

Lini një Përgjigje