TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2023, 20:23

Dashnor Sula: S’njohim si kryetar as Bashën dhe as Berishën, duam të ushtrojmë detyrën

Shkruar nga Pamfleti

Dashnor Sula: S’njohim si kryetar as Bashën dhe as Berishën,

Deputeti Dashnor Sula, ka deklaruar se nuk njeh si kryetar të partisë as Sali  Berishën dhe as Lulzim Bashën.

Ai tha se problemi i tij dhe i kolegëve të tij, është ushtrimi i detyrës si deputet me të drejta të pacunguara.

Ne nuk e njohim Sali Berishën për kryetar të Partisë Demokratike, nuk e njohim as zotin Basha si kryetar të Partisë Demokratike. Unë nuk mund të them nëse do e mbështesim apo jo turin e Sali Berishës për të takuar bazën.

Kjo është pa një vendim, ne kemi një kryetar të grupit parlamentar, ne kemi një qasje ndryshe nga të Rithemelimit, e kjo gjë nuk është diskutuar. Unë me të gjithë kolegët e mi, problemin më të madh e kemi detyrën si deputet i parlamentit të Shqipërisë që duhet të ushtrojmë”, tha Dashnor Sula në “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje