TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2023, 17:12

DASH “nxin” sërish Ramën: Korrupsioni i shtrirë në të gjitha degët e qeverisjes, problem tenderët e koncesionet

Shkruar nga Pamfleti

DASH “nxin” sërish Ramën: Korrupsioni i shtrirë

Nga abuzimet me tenderët dhe koncesionet, tek aferat në radhët e policisë, DASH i jep tjetër “shuplakë” qeverisë...

Departamenti i Shtetit i ka dhënë një tjetër goditje të fortë qeverisë. Ashtu sikundër ndodhi një vit më parë, edhe këtë vit korrupsioni shihet si problemi kryesor. DASH ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut dhe sa i takon Shqipërisë ngrihen shumë problematika.

Sipas DASH, ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase.

Korrupsioni, ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private”, thekson raporti.

Në raport një tjetër sektor që shihet problematik është policia e Bledi Çuçit dhe Muhamet Rrumbullakut. “Korrupsioni policor mbeti problem. Deri në gusht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pranuar 1,707 ankesa ose pretendime për korrupsion policor”, thuhet aty.

DASH përmend dhe disa prej dosjeve që ka në dorë SPAK, pro dhe disa prej emrave të dënuar, si Saimir Tahiri, Rovena Voda, Fatos Tushe, etj. Po ashtu përmenden dhe aferat me inceneratorët.

DASH “nxin” sërish Ramën: Korrupsioni i shtrirë
Raporti i DASH

Një nga problemet kryesore të përmendura në raport është gjendja e medias dhe trysnia ndaj saj.

Sipas raportit, vëzhguesit pohojnë se qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente.

Megjithatë, janë të pakta mediat e pavarura, pasi shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenëve me peshë që kanë interesa të mëdha, të cilët përdorin mediat e tyre për të avancuar interesat e tyre, përfshirë përfitimin dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike”, thuhet në raport.

Po sipas Departamentit të Shtetit, raporti i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021 vlerësoi se gazetarët mbetën të pambrojtur ndaj presionit dhe korrupsionit.

Raporti përmend gjithashtu përfitimin që shumica siguroi nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media, si edhe pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale. /Pamfleti

 

dash rama korrupsioni

Lini një Përgjigje