TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2023, 13:24

Bushati ironizon keq Ramën: Nëse Albini nuk pranon Asociacionin, Shqipëria rikthen vizat me Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Bushati ironizon keq Ramën: Nëse Albini nuk pranon Asociacionin,

Analisti Andi Bushati ka ironizuar  propozimin e një drafti për Asociacionin në Kosovë nga kryeministri shqiptar Edi Rama

Edi Rama foli dje për sanksione e për rikthim të Kosovës nëse nuk pajtohet me kushtet e SHBA-së.

Lidhur me këtë Bushati thotë me ironi se Kosovës do ti kthehen vizat.

“Nëse Albini nuk pranon Asociacionin, Shqipëria do rikthejë vizat me Kosovën,” shkruan ai.

Kryeministri Edi Rama, njoftoi ditën e djeshme përmes një konference për shtyp, se i ka dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit francez Emanuel Macron, një draft statut mbi Asocacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, me qëllim ç’tensionimin e situatës në Veri dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Qeveria e Kurtit nuk ka komentuar draftin e as nëse do ta pranojë atë.

Megjithatë, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari–Lila, u shpreh se Kosova nuk ka nevojë për shpëtimtar në hartimin e draftit.

“Ne nuk kemi nevojë për një shpëtimtar në formën e ofrimit të një drafti të statutit. Ne kemi nevojë për elaborim dhe pronësi të parimeve, të cilat do të jenë në fokus me funksionimin e shtetit, me të drejtat e komuniteteve në Kosovë, e natyrisht edhe me pronësi dhe qartësi për të ardhmen e vendit tonë”.

 

Lini një Përgjigje