TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2025, 14:38

Berisha sulmon Gonzaton: Keqinformon BE-në për gjendjen e Shqipërisë 

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon Gonzaton: Keqinformon BE-në për gjendjen e
Sali Berisha dhe Silvio Gonzato

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference për mediat sulmoi ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato, pas përplasjes për ligjin për barazinë gjinore.

Gjatë mbledhjes me kryetarët e degëve në selinë blu, Berisha akuzoi Gonzaton se keqinformon institucionet e BE lidhur me gjendjen aktuale të Shqipërisë. 

"Ky zotëri (Gonzato) u thotë deputetëve të PD dhe jo vetëm, “ai narkoshteti për të cilin flet Berisha nuk e beson njeri as këtu, as në Luksemburg”. Sigurisht, ti çon ato informacione të cilat absolutisht janë të pavërteta, se narkoshteti është realiteti më tragjik dhe dramatik i shqiptarëve. Atëherë unë i drejtoj pyetjen pse ikën 1 milion e 99 mijë shqiptarë gjatë viteve të narkoshtetit. Na thuaj çfarë janë këto kulla të cilat vetëm 20% e kanë nga bankat dhe të tjerat nga…

Na thuaj çfarë përfaqëson Adelajda Roko, motra e vëllezërve Roko, drejtoreshë e planifikimit dhe urbanistikës së përgjithshme, zëvendëse e Edi Ramës, në këto funksione? Çfarë do të thotë ku kurs me 30-35% i rrëzuar përtokë? Zotërisë së tij dhe cilido që mohon narkoshtetin, me dashje apo dashje mbështet Edi Ramën në platformën e tij. Duhet t’i themi gjërat hapur siç janë që të dimë se në çfarë kushtesh jemi.

Javën e kaluar erdhi një delegacion i PE, dhe po ky zotëri u thotë se lideri i opozitës nuk është pro perëndimor se pëlqen MAGA-n. Tani mor zotëri, pëlqej MAGA-n apo jo, kemi qenë parti e taksave më të ulëta në Europë, kemi qenë parti e ccështjes shqiptare kur ishte herezi të shqiptoje këtë fjalë. Por ne nuk mund të bënim të paditurin sikur unk ekziston dhe ccështja shqiptare u bë botërore dhe mori ato zgjidhje që mori ku ne kemi kontribute si shtet dhe si komb", shprehet Berisha. 

silvio gonzato sali berisha

2 Komente

  1. V
    VT

    Hera e pare qe po flet me qarte Berisha, asnjehere nuk ka ngritur problemet shtruar e realisht, nuk e di arsyen pse- nuk do apo nuk i di? Leku forcohet e cmimet ngrihen, ska ekonomist ne bote ta shpjegoje pse ndodh? Ndertimi ka marre yrish e askush se di nga vijne leket? Askush nuk e di, se kush i blen, se shqiptaret duhet te punojne nje jete per te ble nje shpi. Rroga qe eshte ngritur pak shkon per ushqime, uje drita e ilace - nuk ngelet gje ne fund te muajit? Media hesht, se nuk ja mban te zbres tek hallet qe kane njerezit. Per kujdesin shendetesor paguajme cdo muaj e keta thone mjekesia eshte falas. Si falas mor zoteri, une paguaj cdo muaj per sigurimin tim shendetesor, dhe po shkova ne spital sherbimin duhet ta kem te garantuar e me cilesi, se paguaj per te ????!!!! Se di ......

    1. J
      Jo mor Jo

      Nuk e ka me Gonzaton, e ka ma hallet e veta dhe kerkon te behet interesant. Nuk ka fakte sa patrotike ka qene qeverisja e tij, Nano i beri ca gjera si burrat, e iku si burrat. Keto burrecat aha.

      Lini një Përgjigje