TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2025, 13:21

Berisha i vendosur për të shkrirë SPAK: Do bëjmë reformë në drejtësi me ndihmën e Venecias dhe aleatëve tanë!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i vendosur për të shkrirë SPAK: Do bëjmë

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ndahet idesë së tij për të shkrirë SPAK-un dhe zhbërë reformën në drejtësi.

Teksa mori pjesë sot në takimin e prezantimit të “Librit të zi të Rilindjes” të departamentit “Brain Gain” në selinë blu, Berisha theksoi se “do bëjmë një reformë në drejtësi me ndihmën e Komisionit të Venecias” dhe aleatëve tanë.

Ai e cilësoi një drejtësi politike që përbën rrezikun më madhor për të sotmen dhe të ardhmen e kombit, ndaj duhej ribërë.

"U them këtyre zotërinjve, se kjo reformë e Xhorxh Sorosit i la shqiptarët, iu privoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të ndershëm. Nuk ka proces ligjor të ndershëm nëse pret 15 vite për të marrë vendimin. Dhe u dashka ne të pranojmë të lëmë qytetarët tanë pa sistem drejtësie për një akt korrupsioni ndërkombëtar të paparë? Kurrë! Ne nuk humbasim besimin tonë tek Komisioni i Venecias. Jo. Tek institucionet evropiane dhe amerikane. Por reformën e drejtësisë e bënë ata që shkruajtën Kushtetutën e vitit 1974. Janë sorosianët më të thekur të rajonit dhe Tiranës. Janë ekspertë mashtrues, falsifikatorë të huaj. Me dokumente! Dhe tani kjo mbrohet si e shenjtë. Mos na shani reformën. Kujt ia thonë? Po pse, mund të sakrifikohet e drejta e një populli për të drejtën e një procesi ligjor të ndershëm?”, tha Berisha.

Ai shtoi se para 3 vitesh kishte 130 mijë dosje stok, kurse tani stoku është 150 mijë dosje. 

“Ndaj dhe reforma do bëhet. Ne do reformojmë. Libri i Zi i paraqet këto. Nuk është çështje hakmarrje, por çështja është se prokurori politike është diktaturë”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje