TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2023, 14:15

Berisha akuza Ballës: Ai u jep poste personave që luajnë bixhoz në kazinotë e famshme në Malin e Zi

Shkruar nga Pamfleti

Berisha akuza Ballës: Ai u jep poste personave që luajnë bixhoz

Ish-kryeministri Berisha, në një konferencë për mediat tha ministri i Drejtësisë Ulsi Manja fle me ëndrra pasi ka fikë se mos emërojnë në vend të tij Fatmir Xhafajn.

“Ai është si badygard. Ai nuk fle gjumë natën. Rri me hije se kur sheh Fatmir Xhafën, tmerrohet dhe nuk fle dy netë. Se i thonë se do të bëjë ministër të Drejtësisë. Këta janë të papërgjegjshëm në ato që thonë. Ja dhe kur e thotë! A nuk është ky politizim i drejtësisë”, tha Berisha.

Berisha hodhi akuza edhe ndaj ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili ka emëruar në krye të AMP-së një person që luan bixhoz në kazino.

“Kemi dërguar në SPAK 31 çështje. Taulant Balla, person me dokumente me të inkriminuar, rrëmben TIMS-in dhe emëron në AMP një bashkë bixhozxhi me kartë në kazinonë e famshme në Malin e Zi. Një njeri cinik”, theksoi ai.

Kujtojmë se kreu i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) është Florjan Sulejmani, i cili zëvendësoi Ardi Veliun.

berisha balla akuza

Lini një Përgjigje