
Gazetari Baton Haxhiu është ndjerë i keqardhur për arrestimin e Jamarbër Malltezit. Ai ka deklaruar në një emision se arrestimi i dhëndrit të Berishës në atë formë nuk ishte i nevojshëm, por është bërë për të ngjallur frikë.
"SPAK është një formacion që ka detyrë të gjej faktet dhe të ruaj një kohezion social dhe social gjykatë në botë e bën këtë. Kemi të bëjmë me figura publike që ishin njerëz politik dh ka njerëz që i ndjekin dhe mund të shkaktojnë një termet social.
Rama kur e bëri narracionin në prill ishte i atakuar nga SPAK për figurat e tij dhe njerëzit e partis socialiste e kishin frikën e veprimit qoftë për nënshkrim dhe ata e kishin frikën pasi nuk kishin një mbrojtje dhe ajo u erdhi nga Rama.
Për faktin që të gjitha partitë politike e kanë një frikë nga SPAK pasi ata mendojnë se është një oaz i pavarur nga njerëz të ndërtuar nga jashtë që nuk respektojnë institucionet e Shqipërisë për arsye se ata dëshirojnë që më mënyrën e arrestimit të krijojnë frymë dhe frikë por dhe një standard që i bën njerëzit me ndërgjegje se çdo veprim i tyre mund të përfundoj më atak publik sepse ndaj Malltezit ishte atak publik dh krejt e panevojshme dhe kjo është bërë për të treguar se janë të fortë dhe mbështeten nga persona që e kane krijuar", tha ai.
Lini një Përgjigje