
Gazetari Sokol Bregu ka deklaruar se drejtësia dhe policia kanë frikë nga Berisha. Sipas tij, edhe sikur Kuvendi të autorizojë heqjen e imunitetit, sërish shoqërimi me forcë i tij është i pamundur.
“Në një reformë të tillë, duhej marrë një masë dhe u nxor Berisha. Edhe po të kalohej në Parlament nuk mund ta shoqërohej dot, sepse ata kanë frikë. SPAK e akuzon prej ditësh dhe nuk i afrohet kush. Bëhet një gjyq në GJKKO dhe bëhet me avokatë që nuk i njeh kush.
Berisha thotë se është bërë gati për një protestë, ku thotë se mosbindja civile nuk është në duart e tij. Në të njëjtën ditë SPAK nxjerr edhe historinë e bashkëshortit të Olta Xhaçkas. Nëse Berisha nuk vazhdon që të jetë në proces, atëherë as socialistët nuk shkojnë. Berisha ka një histori të gjatë me drejtësinë, edhe pse nuk e ka njohur ndonjëherë procesin gjyqësor”, tha “Ora News”.
Lini një Përgjigje