TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2025, 19:48

Arrestimi i Veliajt, Kryemadhi mesazh Ramës: Citoje sërish Monikën sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Veliajt, Kryemadhi mesazh Ramës: Citoje sërish

Monika Kryemadhi ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Teksa dhe vetë ndodhet në masë sigurie, Kryemadhi i ka dërguar një mesazh Edi Ramës. Ajo shprehet se “ja ka bërë benë” dhe tani është radha e tij.

Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Moniken, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

 

Lini një Përgjigje