TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 09:28

Arrestimi i Fredi Belerit, vëllai i tij sulmon Ramën: Kryeministri e ka personale, e futën në kurth

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Fredi Belerit, vëllai i tij sulmon Ramën: Kryeministri e
Fredi Beleri

Vëllai i Fredi Belerit është ankuar për arrestimin e kryebashkiakut të sapozgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në paraburgim.

Në një intervistë për mediat greke, Leonardo Beleri tha se vëllai i tij u fut në kurth. 

"Ata u përpoqën të fusnin në kurth vëllanë tim. Ai po telefonohej 30 ditë nga i njëjti person që po përpiqej ta fuste në kurth për blerjen dhe shitjen e votave.", tha ai.

Sipas tij, edhe pse kuadri ligjor në Shqipëri ka ndryshuar, ende nuk respektohet, pasi gjyqi nuk u zhvillua me dyer të hapura. 

“Gjatë gjithë fushatës zgjedhore, Rama kishte marrë përsipër fushatën e kundërshtarit të vëllait tim, ai u mbështet nga deputetët e Partisë Socialiste. Rama nuk tha se çfarë do të bëjmë për Himarën, por se nuk do linte vëllanë tim të fitonte",

shtoi Beleri.

I pyetur për situatën në të cilën ndodhet Beleri, i vëllai i tij tha se është shumë mirë psikologjikisht, e di shumë mirë se çfarë bën dhe kujt i shërben.

"Në vitin 2015, Fred Belerimori vendimin për t'u rikthyer në Himarë. Që kur shkoi atje ai u persekutua nga autoritetet shqiptare. Ajo që po ndodh nuk është diçka e veçantë për të. Për himariotët është ndryshe. Përveç Fredit, edhe të tjerë janë çdo ditë nën presionin e regjimit të Ramës. Arsyeja është një: Himara është Riviera e Shqipërisë pasi ka plazhet më të mira, është përballë Korfuzit,"-tregon ai.

Por gjithashtu zbuloi se Beleri vetëm dje e ka pasur një telefonatë me djalin e tij, nga e cila edhe ka mësuar lajmin e mirë për fitoren e Himarës, e tani nuk i intereson aventura personale që do i duhet të kalojë. 

GJKKO dha vendimin “Arrest me burg” për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi. Arrestimi i tij është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje votash. Kjo ngjarje solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e Belerit.

fredi beleri flet i vëllai

Lini një Përgjigje