TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Maj 2023, 09:03

Monitorimi i zgjedhjeve të 14 Majit, shefja e e OSBE-së takim me Ramën në selinë e PS

Shkruar nga Pamfleti
Monitorimi i zgjedhjeve të 14 Majit, shefja e e OSBE-së takim me
Shefja e OSBE-së, Audrey Glover

Shefja e OSBE-së, Audrey Glover, i cila monitoroI zgjedhjet lokale të 14 Majit, do të zhvillojë një takim sot me kryeministrin Rama në selinë e partisë socialiste.

Takimi i Glover me Ramën pritet të ketë në fokus konstatimet e ODIHR gjatë monitorimit të zgjedhjeve të 14 majit.

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, PS mori shumicën dërrmuese të bashkive në vend, konkretisht 53, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 dhe Mega 1 bashki.

Drejtuesja e OSBE/ODIHR, Audrey Glover në raportin paraprak të misionit që drejton dhe që ka për qëllim vëzhgimin e zgjedhjeve, e ka konsideruar “14 Majin” si paqësor përgjithësisht . Sipas Glover, fushata ishte e qetë, por nuk kanë munguar ndërhyrjet partiake.

“Kandidatët arritën të bënin fushatë lirisht”, u shpreh ambasadorja, ndërsa shtoi se garuesit nuk u ballafaquan në debat me njëri-tjetrin, por zgjodhën të reagonin herë pas here në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Këto janë zgjedhjet e 16 që ODIHR vëzhgon në këtë vend dhe ekipi bërthamë përbëhet nga 14 ekspertë nga 12 shtete. Një javë pas mbërritjet së ekipit bërthamë, misionit ju bashkuan 24 vëzhgues afatgjatë. U bashkuan edhe vëzhgues të tjerë afatshkurtër. Ishin afro 250 persona që vëzhguam votimet.

“Fushata filloi më 14 prill dhe u dominua nga liderët politikë, duke marrë pak në konsideratë interesin e zgjedhësve. Fushata ka qenë kryesisht paqësore, megjithëse pati sulme të forta verbale nga drejtuesit e partive politike. Përveç disa tubimeve të mëdha, fushata ishte e qetë”, tha Audrey Glover.

Shefja e misionit të OSBE/ODIHR tha se u vunë re edhe disa fenomene si votimi në grup apo dhe fotografimi i votës.

“Dita e zgjedhje ishte përgjithësisht paqësore, por u ndikua edhe nga ndërhyrjet partiake, si dhe problemet teknike dhe proceduriale, si votimi në grup dhe fotografimi i votës”, u shpreh ajo. Ky është një raport paraprak që njoftohet në fund të procesit zgjedhor, ndërsa ai final do të jetë pas disa muajsh.

audrey glover 14 maji rama rama

Lini një Përgjigje