TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Qershor 2023, 22:48

“Arrestimi i Dakos s’ishte i rastësishëm”, Kreshnik Spahiu: Nga sot nisin problemet për ish-kryebashkiakun e Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

“Arrestimi i Dakos s’ishte i rastësishëm”, Kreshnik

Juristi Kreshnik Spahiu tha se arrestimi i Vangjush Dakos nuk ishe një rastësi, pasi sipas tij erdhi pas deklaratave të Ambasadës Amerikane.

Në një intervistë për “Top Story” ai tha se sot ish-kryebashkiaku i Durrësit thjeshtë ka marrë masën e arrestit me burg, por sipas tij nga sot e tutje fillojnë problemet për Dakon.

Në drejtësi nuk ka rastësi, të gjithë kishin paralajmëruar që do kishte arrestime. Rastësia ndodhi 48 orë pasi u lirua Saimir Tahiri, 48 orë pas mesazhit të ambasadës amerikane. Kemi të bëjmë me një vepër penale që është kryer në 2011. Unë përmenda disa rrethana të veçanta politike, sociale po edhe ligjore. Unë mendoj që nuk është rastësi. Nuk është rastësi që pas 13 akuzash nuk janë marrë masa të tjera, po ndodh pikërisht tani. Kemi akuzën e shpërdorimit të detyrës. Duhet të kuptojmë që nuk është deklaruar fajtor Vangjushi, është vendosur një masë sigurimi është masa më e rëndë arrest me burg. Pas këtyre veprimeve vijnë edhe problemet”, shtoi juristi.

arrestimi dakos spahiu

Lini një Përgjigje