
Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke marrë shkas nga akuza me të cilën u arrestua Dak, ai shtron një pyetje drejtuar SPAK-ut, ku thotë se si Dako akuzohet pse ka lejuar katër kate pa leje në një pallat në Durrës, ndërsa katet pa leje përballë zyrës së Erion Veliajt në zemër të Tiranës nuk i shohin.
“Çudi e madhe që SPAK i dalloi 4 kate pa leje në Durrës, por ende nuk ka parë 7 kate pa leje në zemër të Tiranës, në Sheshin Skënderbej, vetëm 100m larg nga zyra e Erion Veliajt. SPAK njëlloj si Veliaj, nuk shihka nga afër. Le të aplikojnë të njëjtin standard drejtësie edhe në Tiranë. Jo me dy porta”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje