TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2025, 11:59

Ambasadori në Austri takon Presidentin Begaj: Folëm për avancimin në BE

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori në Austri takon Presidentin Begaj: Folëm për avancimin

Gjatë momentit të qëndrimit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj në aeroportin e Vjenës përpara nisjes së tij drejt Pragës për një vizitë zyrtare, Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, pati rastin të zhvillonte një bisedë të shkurtër me Kreun e Shtetit.

“Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale në Europë, marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri–Austri dhe nismat austriake që mbështesin avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj europiane.

Ambasadori i shprehu mirënjohjen dhe theksoi se u ndje i nderuar nga vlerësimi që Presidenti i bëri për punën dhe përkushtimin e tij në këtë proces”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në Austri.  

Lini një Përgjigje