Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj përmes një shkrese i është ankuar KQZ-së dhe AMA-së me argumentin se Sali Berisha po përdor logon e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.
Alibeaj kërkon që të mos përdoren më cilësimet ndaj Berishës si “Kryetar i Partisë Demokratike”, “Partia Demokratike Grupi i Rithemelimit”, “Fraksioni i rithemelimit në Partinë Demokratike”, pasi sipas tij një subjekt i tillë zgjedhor nuk është regjistruar në zgjedhje.
“Shtabi elektoral i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, zotit Roland Bejko, i bënë thirrje institucioneve shqiptare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Amas dhe mediave, të marrin masa dhe të ndalojnë menjëhërë përdorimin e emrit të Partisë Demokratike, logos dhe simboleve të saj nga subjekte zgjedhore të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Demokratike.
I bëjmë thirrje çdo subjekti politik, të mos përdorin dhe keqpërdorin emrin e Partisë Demokratike, në media apo takime elektorale, nga njerëz dhe drejtues të formacioneve të ndryshme elektorale.
Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësohet në garën për Bashkinë Tiranë me të vetmin kandidat, zotin Roland Bejko, i njohur dhe i regjistruar në këto zgjedhje sipas të gjitha ligjeve në fuqi dhe në zbatim të kodit zgjedhor shqiptar.
Ne do të marrim të gjitha masat ligjore për të mbrojtur identitetin e Partisë Demokratike, identitetin e të djathtës shqiptare që ajo përfaqëson” thuhet në dekalratën për mediat.
Ju rikujtojmë se javën e kalaur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi ndarjen e fondeve vjetore për dhjetë parti politike dhe Partia Demokratike e udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj, mori 104 milionë lekë dhe Berisha zero lekë.
Berisha në 14 Maj do të konkurojë nën logon e partisë së Ilir Metës.


Lini një Përgjigje