
Ministri i Financave Petrit Malaj ka folur lidhur me kompaninë “Bankers Petroleum”, ndaj së cilës Prokuroria e Fierit ka nisur hetime.
Deputetja Jorida Tabaku e pyeti ministrin Malaj se çfarë masash janë marrë për këtë kompani kineze, që ka vjedhur shtetin.
“Pas 12 vitesh merrni vesh që kjo kompani paska pastruar paratë? Cilat janë masat që janë marrë për kompaninë që ka vjedhur shtetin, jo vetëm me taksa, por edhe me burime që kjo kompani zotëron. Bankers Petroleum është toleruar për 12 vite të ketë envazion fiskal? Duhet një informacion për atë që po ndodh”, i tha Tabaku-ministrit.
Malaj u përgjigj duke thënë se çështja është ende nën hetim, ndërsa paralajmëroi se në fund të hetimeve, do të dalin figurat e përfshira në pastrim parash apo evasion fiskal.
“Për kontratën e bankës jeni shumë mirë në dijeni se është firmosur në vitin 2004, është një kontratë që në vitin 2009 është rishikuar nga ana juaj me terma në disfavor të shtetit shqiptar dhe është çështje e iniciuar nga kjo qeveri dhe Drejtoria e Tatimit Hetimor këtë vit”, u shopreh Malaj në Kuvend.
Lini një Përgjigje