TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2025, 18:55

A u shkarkua Yuri Kim? DASH sqaron të ardhmen e ish-ambasadores amerikane në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

A u shkarkua Yuri Kim? DASH sqaron të ardhmen e ish-ambasadores amerikane

U pa mes punonjësve të shkarkuar nga Rubio, DASH rrëzon entuziazmin e berishistëve...

Departamenti Amerikan i Shtetit, për të dytën herë, ka prerë entuziazmin e Berishës dhe njerëzve pranë tij për largimin e Yuri Kim.

Herën e parë njoftuan se ishte larguar si Zëvendës Ndihmëse Sekretare, por doli që ishte emëruar Këshilltare e Lartë për Efikasitet dhe Llogaridhënie. Dje u njoftua se ishte shkarkuar edhe nga ky post, pasi Kim u pa mes turmës se zyrtarëve të shkarkuar në bllok nga sekretari Rubio.

Mirëpo diplomatja amerikane rezulton se nuk është shkarkuar nga puna. Ndonëse është parë duke duartrokitur kolegët që patën ditën e fundit të punës dje, një traditë në disa institucione amerikane, ajo nuk ka qenë pjesë e atij kontigjenti punonjësish.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit që foli për gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” në New York, u shpreh se Ambasadorja Kim vazhdon të jetë pjesë e administratës amerikane.

Mirëpo, ai u shpreh, se pas disa muajsh, ajo do të tërhiqet nga shërbimi diplomatik “pas një karriere të shquar 29 vjeçare”. Zëdhënësi theksoi se largimi i saj “nuk ka lidhje me riorganizimin e Departamentit”.

“Riorganizimi” që përmendi ai është një reformim i thellë që po i bën institucionit, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, e që ka çuar në eliminimin e gati 1,300 vendesh pune në Departamentin e Shtetit dhe shërbimin diplomatik nëpër botë.

Kritikët e Administratës së Presidentit Donald Trump kanë dënuar këto shkurtime duke thënë se po dëmtojnë diplomacinë amerikane në një kohë kur sfidat janë më të rënda dhe evidente. Së bashku me mbylljen e institucioneve si USAID, Zëri i Amerikës, etj, këto ndryshime po e lënë në disavantazh Amerikën përballë veprimtarisë ruse dhe kineze në vende të ndryshme të botës.

Mirëpo, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, thotë se një pjesë e madhe e aktivitetit ndërkombëtar të institucioneve ishte përqendruar në përhapjen e ideologjive të majta sesa në mbrojtjen e interesave amerikane.

Sa i takon Yuri Kimit, ajo vijon të jetë Këshilltare e Lartë për Efikasitetin dhe Përgjegjshmërinë në Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, e pasyruar kjo dhe në faqen e DASH.

A u shkarkua Yuri Kim? DASH sqaron të ardhmen e ish-ambasadores amerikane
Njoftimi te faqja e DASH

Lini një Përgjigje