TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2025, 18:01

Aksioni i Ramës, Vasili: Thethi po masakrohet, ndërkombëtarët të dënojnë veprimet banditeske

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i Ramës, Vasili: Thethi po masakrohet,

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili e cilëson aksionin e prishjes së objekteve pa leje, në Theth, si mburojë për masakrën elektorale të 11 majit.

Vasili tha se ‘bëmat e kryeministrit në sezonin e beharit, u paraprinë me mbylljen e institucionit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU, apo dhe aksionet e rënda në Theth, me qumështin e fshatarëve. 

Sipas tij, këto aksione tregojnë panikun e kryeministrit për të bërë zhurmuesin pas kambanave që lëshuan për 11 majin, edhe vetë ndërkombëtarët.

Ai u shpreh së është hera e parë që Rama ndodhet para ndërkombëtarëve, ndërsa shton se problemi i tij më i madh, është se u gjend pa një plan B.

“Bëmat e kryeministrit në sezonin e beharit, u paraprinë me mbylljen e institucionit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU, apo dhe aksionet e  rënda në Theth apo me qumështin e fshatarëve, është qartazi që kemi të bëjmë me një kryeministër në panik për të bërë zhurmën në kambanat e 11 majit.

Kurrë s’ka pasur një dënim në nivel ndërkombëtar ende pa dalë raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR. Rama ka pasur një çetë diplomatësh të mirë-paguar prej tij, dhe janë bërë avokatë të tij, lartë e poshtë dhe kanë mbyllur shumë paligjshmëri të Ramës.

Rama është hera e parë që ndodhet para ndërkombëtarëve, problemi tij më i madh është se u gjend pa një plan B. Opinioni ndërkombëtar nuk mund të pranojë që një vend kandidat për në BE si Shqipëria kryen një banditizëm zgjedhor.

Rama ka paguar për imazh, edhe mediat ndërkombëtare dhe sot ka një imazh të shqyer. Dhe ky presion është ballë përballë me estabilitetin e tij psikik.

Në funksion të turizmit se bënte dot aksionin në Theth para ose pas. Kjo tregon se është një njeri i çmendur. Veç anës ekonomike, turizmi ka të bëjë edhe me imazhin e vendit. Rama ka një kënaqësi pafund, që ndjen kënaqësi që u bën gjëra të tilla. I shikon që ata po vuajnë, kjo e mbush me kënaqësi.

Rama është një mashtrues serial, me probleme të forta psikike, pafundësi mashtrimesh, që s’kishte pse t’i bënte. Të gjitha gjerat i bën për hakmarrje. Edi Rama bie në depresion nëse sheh njerëz të lumtur. Ajo që ka ndodhur me pushtetin lokal është një turp, ia ka kaluar shumë herë partisë së punës”, tha Vasili për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje