Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” do të vijë nesër në skenën e Tiranës, në ambientet e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” te “ArTurbina”.
Shfaqja, e shkruar nga autori i njohur Marc Camelotti dhe me regji nga Kiço Londo, pritet të sjellë për publikun një komedi të mbushur me humor, por edhe me reflektime mbi marrëdhëniet njerëzore.
Sipas përshkrimit të veprës, komedia trajton tema si miqësia, vetmia, pasionet dhe tensionet e fshehura të jetës së përditshme, duke kulmuar me një fund surprizues.
Në skenë do të interpretojnë aktorët Cubi Metkaj, Erdit Asllanaj, Suela Prendi, Eno Basha, Greta Cani dhe Anxhelo Shkreli.
Shfaqja pritet të jetë një nga eventet kulturore të mbrëmjes së 20 prillit në kryeqytet, duke ftuar publikun të ndjekë një komedi bashkëkohore me elementë argëtues dhe reflektues.

Lini një Përgjigje