TAGS-AT E JAVËS

Kulture 8 Prill 2026, 13:34

Muzika që rrëfen dhimbjen e Kosovës: “The Armed Man” i Sir Karl Jenkins, vepra më e pëlqyer në botë

Shkruar nga Pamfleti
Muzika që rrëfen dhimbjen e Kosovës: “The Armed Man”
Muzika që rrëfen dhimbjen e Kosovës: “The Armed Man” i Sir Karl Jenkins, vepra më e pëlqyer në botë

Një projekt i kompozitorit të njohur Sir Karl Jenkins, që pasqyron tmerrin dhe tragjedinë e Luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, ka zënë vendin e parë në sondazhin më të madh vjetor të muzikës klasike në botë.

Vepra e tij korale, “The Armed Man: A Mass for Peace” (“Njeriu i Armatosur: Një Meshë për Paqen”), është shpallur më e pëlqyera në Classic FM Hall of Fame 2026, pas afro 90 mijë votash nga publiku. Lajmin e bëri të ditur prezantuesi Dan Walker.

Kompozitori 82-vjeçar e cilësoi këtë sukses si një “kënaqësi të madhe”, duke u bërë kompozitori i parë i gjallë që arrin vendin e parë në këtë sondazh.

Në një intervistë për BBC Radio Wales, Jenkins tha me humor: “Është më mirë ta marrësh çmimin sa je gjallë, sesa pasi të kesh vdekur”.

Krijuar në vitin 2000 dhe e dedikuar viktimave të Luftës në Kosovë, kjo vepër pasqyron dhimbjen dhe shkatërrimin që konflikti i shkaktuar nga Serbia la pas, duke sjellë një mesazh paqeje dhe reflektimi për audiencën ndërkombëtare.

Ky sukses tregon jo vetëm fuqinë emocionale të muzikës, por edhe rëndësinë e kujtesës historike përmes artit.

sir karl jenkins lufta ne kosove cmim

Lini një Përgjigje