
Është djali i Abaz Xhaferr Shehut nga Salaria, që në kujtesën e tepelenasve e krejt zonës së Jugut, ka mbetur “Simbol humanizmi, ndershmërie e burrërie”; si dhe nip i “Derës së madhe” e të nderuar të atdhetarit Xhaferr Shehu; i poetit të ndjerë Novruz Shehu dhe mjekut Sefer Shehu, cili prej 52 vitesh vazhdon u shërben me përkushtim e humanizëm banorëve të Memaliajt e rrethit të Tepelenës...
Këtë fundjavë, në Memaliaj ka humbur jetën nga një sëmundje e rëndë në moshën 56-vjeçare, Fatri Abaz Shehu, njohur në krejt jugun e në Shqipëri dhe nga turistët e huaj që kanë parë dhe marrë punimet e tij, si “Tiri” që mblodhi, restauroi e ri-prodhoi vetëm me punë dore, kostume të trashëgimisë popullore 300-400 vjeçare të çdo moshe e treve.
Fatri Abaz Shehu, mjeshtri i kostumeve të trashëgimisë popullore të Labërisë, Toskërisë, Çamërisë e etniteteve të tjera në Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, e deri në Ersekë, njihte, trajtonte, ruante dhe ri-prodhonte me merak çdo element të trashëguar tradicional e historik.
E ndihmuar nga bashkëshortja Mimoza Shehu dhe nga dy Bashkitë Memaliaj-Tepelenë, ai mblodhi, restauroi dhe ri-prodhoi shumë veshje tradicionale të grupeve polifonike të zonës, veshjet e Ali Pashës, të luftëtarëve e prijësve të tyre si Tafil Buzi, Çerçiz Topulli, Hodo Nivica, Selam Musai dhe veshjet tradicionale karakteristike të banorëve të zonave të jugut.
Është i pari dhe vetmi artizan në Shqipëri, që ka ri-prodhuar me saktësi të plotë, kostumin që mbajti veshur poeti i madh anglez lordi Xhorxh Bajron, kur vizitoi sarajet e Ali Pashës dhe gjatë ri-kthimit për në Londër e në shtëpi.
“Mjeshtër Tiri”, siç e njihnin, punoi me dorë një veshje labërie tepelenase të viteve 1700-1800, porositur nga aktori i madh i Hollivudit, anglezi Rupert Everett; i cili shkoi në kalanë e Tepelenës, si ndjekës i gjurmës historike të vizitës së Lord Bajron.
Qindra veshje tradicionale të restauruara dhe punuara prej tij, me mjeshtërinë e artizanit më të mirë të trevës së Jugut, janë nëpër familjet, shkollat, qendrat kulturore dhe përdoren aktitetet e shqiptarëve emigrantë nëpër botë, por dhe të shumë familjeve shqiptare të huaja në Kosovë, Maqedoni Mali i Zi, SHBA, Angli, Itali, Suedi, Turqi e deri në Australi.
Fatri Shehu, është djali i Abaz Xhaferr Shehut nga Salaria, që në kujtesën e tepelenasve dhe krejt zonës së Jugut, ka mbetur “Simbol humanizmi, ndershmërie e burrërie”; si dhe nip i “Derës së madhe” e të nderuar të atdhetarit Xhaferr Shehu-Salaria; i poetit të ndjerë Novruz Shehu dhe mjekut Sefer Shehu, cili prej 52 vitesh vazhdon u shërben me përkushtim e humanizëm banorëve të Memaliajt e rrethit të Tepelenës./Pamfleti
Lini një Përgjigje