TAGS-AT E JAVËS

Kulture31 Maj 2024, 17:28

Ndarja nga jeta e poetit Skënder Rusi, reagimi prekës i të birit: Ika me nxitim, nuk e përqafova

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e poetit Skënder Rusi, reagimi prekës i të birit:

Është ndarë sot nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njohur korçar, Skënder Rusi.

Pas humbjes së të atit, i biri, Eris Rusi, ka shkruar disa vargje prekëse për të atin.

Postimi i plotë:

Sot në mëngjes mora pak kohë të takoja babain tim, poetin Skënder Rusi. Qeshëm pak bashkë, e pastaj ika me nxitim, siç është jeta, iluzioni jonë. Nuk e përqafova, do kthehesha në drekë përsëri.

Tani babai im ka mbyllur sytë, e puth e ia ledhatoj flokët, aq i qetë e mirë duket. Por në mendje, më fshikullojnë vargjet e tij, që i kishte për vete, i kishte për mua, i kishte për çdo lexues.

TIM ETI, DY FJALË

Ku do të shkosh kështu,

me këtë kostum të ri?!

Me këto këpucë të reja

ku do të ecësh!?

Atje lart në qiell,

me kë ke lënë takim,

Dhe ne s’na ke thënë

e vazhdon të heshtësh!

Çdonjërin nga ne qielli lart e pret,

Këtë e kemi ditur që në lindje!

Ato këpucë veç një herë vishen,

Veç këtë çast kur je nisur për ikje!

Te dua bab’!

 

skender rusi i biri

Lini një Përgjigje