
Ketrin Gjoça ishte e ftuar në emisionin “Kur xhirohej një film”, për të folur për pjesmarrjen e saj në filmin “Gjeneral gramafoni”.
Ndër të tjera, ajo ka kujtuar një ngjarje për të qeshur me të madhin Guljem Radoja.
Ajo tha se ai ngatërroi kremin e fytyrës me gjalpin, dhe e ngjyu bukën pikërisht me krem.
“Është për të qeshur në fakt, në Korçë.
Ne kemi një dajë aty dhe na sillte gjëra për të ngrënë, mua dhe motrës në hotel.
Vjen një ditë Guljelmi dhe na thotë, vajza çfarë ju ka sjellë dajua këtë herë për të ngrënë?
Po gjalp i themi ne, si zakonisht. Gjalp të freskët.
Dua dhe unë, thotë ai, pak gjalp të freskët.
Dhe shkon tek dritarja ku linim kutitë ne, dhe hap një kuti dhe lyen fetën e bukës.
Por e leu bukën jo me gjalp, por me kremin e fytyrës që mbanim ne aty.
Dhe ai nuk na e harronte asnjëherë këtë ngjarje”, kujtoi duke qeshur Ketrin Gjoça.
Lini një Përgjigje