TAGS-AT E JAVËS

Kulture 3 Shtator 2025, 14:54

Eva Murati, një sirenë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia

Shkruar nga Pamfleti

Eva Murati, një sirenë në tapetin e kuq të Festivalit

Festivali i Filmit në Venecia, pa të parakalonin figura të njohura ndërkombëtare në tapetin e kuq. Por nuk mbetën prapa as figura të njohura shqiptare, të cilat janë të famshme edhe për publikun italian.

Pas paraqitjes së Klaudia Pepës, balerinës së njohur shqiptare, e cila po ‘bën namin’ në Itali, edhe Eva Murati parakaloi në tapetin e kuq të Venecias.

Me një fustan të zi, stil sirene, flokë me onde dhe makiazh të kuruar, Eva ndriti mbi tapetin e kuq dhe rrëmbeu edhe blicet e fotografëve. Bukuroshja e sportit kishte nxjerrë në pah kurrizin elegant dhe shfaqej me vetëbesim dhe bukuri tipike shqiptare: “Edicioni i 82-të i Festivalit të Filmit në Venecia. “Dead Man’s Wire”, premierë nga Gus Van Sant”, shkruan Eva krahas fotove në profilin e saj të Instagramit. /Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

eva murati festivali i filmit ne venecia

Lini një Përgjigje