
Aktori dhe regjisori Gëzim Kame e vlerësoi punën e Dhimitër Anagnostit si të jashtëzakonshme.
Në një prononcim për mediat pasi bëri homazhe, Kame tha se Anagnosti ishte profesor i regjisurës dhe se karakteret që ndërtoi ai ishin legjendare.
"Ishte profesor i regjisurës në të gjitha drejtimet. Të shikosh veprimtarinë e Anagnostit vë re se është lakonik në çdo gjë. Ishte redaktues i jashtëzakonshëm i veprave, dhe mbante veprën. Puna e tij si regjisor me aktorin në film ishte e jashtëzakonshme. Kishte motiv të vetëm që syri i aktorit të flasë në çdo gjë në ekran dhe kësaj gjëje nuk iu nda deri në fund. Karakteret në filmat e Anagnostit janë legjendare për ekranin shqiptar. Artisti shumë i madh. Do të mbahet mend si një nga kineastët më të mëdhenj. Kishte inteligjencë dhe kulturë të jashtëzakonshme. Duhet të mendoheshe kur të flisje me të. Nuk ishte “diktator is ë bukurës”, ai që është kërkues. Është këmbëngulës për të gjetur të bukurën, të mirën, të mençurën e të drejtën", u shpreh ai.
Lini një Përgjigje