TAGS-AT E JAVËS

Kulture31 Maj 2023, 19:35

Anulohet “Sunny Hill”, festivali nuk do të mbahet në Prishtinë këtë vit

Shkruar nga Pamfleti

Anulohet “Sunny Hill”, festivali nuk do të mbahet në

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet këtë vit në Prishtinë.

Kështu kanë bërë me dije oganizatorët e eventit, të cilët thanë se festivali do të mbahet në fillim të gushtit të vitit 2024. 

Sipas tyre, arsyeja e “anulimit” është se po e përgatisin një “shtëpi” të re, të përhershme në Bërnicë për mbajtjen e këtij eventi.

“Tani ka ardhur koha ta bëjmë një hap tjetër të madh përpara. Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë. Një vend i cili ua mundëson gjithë pjesëmarrësve ta marrin përvojën më të mirë që ata të gjithë e presin dhe meritojnë.

Përjetimet e paharrueshme që i sjell Sunny Hill Festival janë më të rëndësishmet. E pjesëmarrësit në festival e meritojnë absolutisht më të mirën. Në të gjitha aspektet, përfshirë edhe hapësirën kushtuar festivalit, me infrastrukturën e plotë. Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival e përfaqëson. Duke qenë edhe vetë fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë.

Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024.”, thuhet në njoftimin e Sunny Hill Festival.

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar festivali u shty për shkak të mosmarrëveshjes me Komunën, pasi kjo e fundit nuk ishte pajtuar fillimisht që festivali të mbahej në Parkun e Gërmisë, por më pas e kishte lejuar një gjë të tillë.

sunny hill festival prishtine

Lini një Përgjigje