
Albina Kelmendi ka folur më shumë rreth eksperiencës në Eurovision, duke rrëfyer për herë të parë edhe përjetimet pas performancave në Liverpool, por edhe për planet për vitin e ardhshëm.
“Gjysmëfinalja ka qenë një emocion i papërshkrueshëm për ne, ndërsa në finale u mërzitëm dhe pati një zhgënjim nga ana jonë pasi pritëm të kishim pak më shumë mbështetje. U dëshpëruam shumë sepse nuk e pritëm atë vlerësim, që do të dilnim kështu dhe kur ka përfunduar finalja kam qarë dhe vetëm jam shfryrë”-tha ajo.
Nga ana tjetër, Albina zbuloi se ka marrë disa oferta prej shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, që të jetë artistja përfaqësuese e tyre vitin e ardhshëm:
“Nuk e di nëse duhet ta them ende apo jo, por Suedia më është ofruar që të jem përfaqësuesja e tyre vitin e ardhshëm, jemi në bisedime”.
Lini një Përgjigje