TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2024, 21:32

Zjarr i madh në një hotel në qendër të Shkodrës, evakuohen turistët

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i madh në një hotel në qendër të Shkodrës,

Një hotel në qendër të Shkodrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, që bashkë me punonjësit e hotelit, kanë punuanr për të nxjerrë jashtë turistët e akomoduar.

Bëhet fjalë për hotelin "Rozafa" që ndodhet në qendër të qytetit. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë dhe ja kanë dalë të normalizojnë flakët.

Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, por do të jenë hetimet që do të zbulojnë gjithçka. E gjithë zona është mbuluar nga tymi për shkak të flakëve. 

"Rreth orës 21:15, në katin e dytë të hotel “Rozafa”, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton policia.

Zjarr i madh në një hotel në qendër të Shkodrës,

Lini një Përgjigje