TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Nëntor 2023, 09:05

Zbulohen 18 pako me kokainë në Mal të Zi, droga dyshohet se vinte nga Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen 18 pako me kokainë në Mal të Zi, droga dyshohet se vinte

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me 18 kilogramë kokainë në makinë.

Zyrtarë e Doganave dhe Policia e Malit të Zi mëngjesin e sotëm kanë zbuluar 18 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Nuk dihet ende se sa është sasia e saktë e drogës së gjetur, dhe pritet të peshohet në vijim.

Në hyrje të Malit të Zi, mjeti me targa franceze, i drejtuar nga një shqiptar, është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.

Sasia e madhe drogës është gjetur në një hapësirë të posaçëm nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit tip “BMW”.

Shqiptari, identiteti i të cilit akoma nuk bëhet me dije është arrestuar. Paketimet e kokainës janë të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë.

kokaine mal te zi 1 shqiptar shqiperi

Lini një Përgjigje