
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me rastin e 27-vjeçares, Maria Clara Urdangaray, e cila ndërroi jetë pasi ra nga lartësia e një objekti në Fushë Kosovë.
Babai i saj, Facundo Urdangaray, pretendon se vajzën e tij e shtyu nga kati i gjashtë i dashuri i saj me prejardhje nga Kosova, pas një debati që kishin.
Sipas medias argjentinase “Perfile”, babai i 27-vjeçares ka konfirmuar se sipas një raporti të një eksperti, trupi i vajzës së tij ka lëndime që nuk përputhen me rënien nga lartësia.
“Ata kanë gjetur se në trupin e vajzës sime ka pasur shenja dhune të mëparshme” tha Facundo Urdangaray, babai i të resë. Ai pretendon se ekspertët e mjekësisë ligjore të Drejtësisë së Prishtinës kanë konstatuar lëndime që nuk korrespondojnë me rënien nga lartësia.
“Ajo kishte mavijosje në krahë. Kur një person bie nga një lartësi e tillë, ka lëndime të caktuara, por nëse unë i shtrëngoj fort krahët, ato lëndime nuk janë në përputhje me rënien”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo do të tregonte se ka prova shumë të forta që vajza ime është vrarë.
Më pas ai iu referua partnerit së María Clara, një 31-vjeçari të lindur në Kosovë, por me kombësi zvicerane, i quajtur Endrit Nika. Ai është i dyshuari kryesor dhe sipas rrëfimit të Fernandos, autoritetet kanë ndryshuar cilësimin e çështjes për shkak të provave të reja.
“Në parim, kopertina ishte një prezumim i vrasjes, dhe tani mesa duket do të ishte vrasje, nuk e di si do ta quajnë atje. Më jep pak qetësi të di që ai person nuk do ta shohë dritën e ditës”, ka thënë ai për mediat argjentinase.
Në orët e para të mëngjësit të 1 gushtit në Fushë Kosovë, Endrit Nikaj dyshohet se e ka hedhur nga kati i gjashtë të dashurën e tij, shtetase të Argjentinës, Maria Clara Urdangaray. Ajo u dërgua në QKUK, mirëpo nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve të marra.
Për këtë rast kanë raportuar mediat në Argjentinë e Zvicër, ndërkaq babai i të ndjerës ishte i bindur se vrasja e bijës së tij është femicid.
“Vajza ime kishte folur me mamanë e saj dhe e kishte përshkruar të dashurin si shumë xheloz. Është një vrasje femicide, jam i bindur,” tha Facundo Urdangaray, babai i Maria Clara.
Endrit Nika është arrestuar dhe tani ndodhet në paraburgim.
Gazeta zvicerane “Blick” ka raportuar se 32-vjeçari e kishte futur ilegalisht të dashurën e tij në Kosovë, duke e fshehur në bagazh të veturës.
Lini një Përgjigje