14 vjeçari i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëmoshararin e tij, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, çfarë ka penguar deri tani marrjen ne pyetje nga grupi hetimor.
Pritet që sot, në prezencë të avokatit, psikologut dhe familjarëve, të sigurohet dëshmia e autorit të dyshuar të krimit,mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes me dashje.
Sipas raportit të ekspertizës mjeko- ligjore,vdekja e 14 vjeçarit ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër.
Plaga ka qenë fatale dhe i mituri ka humbur jetën brenda pak minutash në vendin e ngjarjes.
Pas krimit, autori ka tentuar të largohet me makinë, ndërsa xhaxhai i tij ka marrë nga vendi i ngjarjes thikën me të cilën u krye vrasja, e ka larë dhe më pas e ka fshehur, duke penguar hetimet.
Tetë persona janë arrestuar nga policia e Maliqit lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e së enjtes, ku u vra me thikë 14-vjeçari Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij në ambientet e jashtme të një lokali në fshatin Pirg. Në pranga është vënë autori 14-vjeçar, babai E. G dhe xhaxhai i tij R. G., 4 të mitur si dhe 34-vjeçari Flori Çela.
Pas kryerjes së krimit, autori i cili mbeti gjithashtu i plagosur, ka tentuar që të largohet me një automjet me 34-vjeçarin, që ishte i pranishëm kur ndodhi sherri. Babai dhe xhaxhai i të miturit akuzohen për veprime që pengojnë të vërtetën pasi fshehën thikën me të cilën u krye krimi, ndërsa ndaj autorit të mitur rëndon akuza e vrasjes me dashje dhe drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt.
Katër të miturit e arrestuar kanë gjithashtu të pranishëm në konflikt dhe akuzohen se kanë tentuar që të pengojnë zbulimin e së vërtetës. 34-vjeçari Flori Çela akuzohet për moskallëzim krimi.
Lini një Përgjigje