TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Dhjetor 2023, 12:31

Vrasja në Peqin, zbardhet dosja: Mjacaj kishte fshehur armën në kutinë e qumështit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Peqin, zbardhet dosja: Mjacaj kishte fshehur armën në

Detaje të reja janë zbardhur në dosjen hetimore në lidhje me dëshminë e dhënë nga drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, për vrasjen që i dënuari përjetë Sokol Mjacaj kreu në këtë institucion, ku ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, edhe ata të dënuar përjetë.

Nga dëshmia e drejtorit të policisë së burgut, Kamber Kraja, mësohet se si Sokol Mjacaj armën e kishte futur para një muaji dhe e kishte mbajtur të fshehtë në kutinë e qumështit.

Ai tha se nuk mundet ta sqaroj se si ka ndodhur, pasi kontrolli është kryer, por mund të këtë pasur neglizhencë në ndonjë moment të caktuar nga punonjësit e policisë të cilët kanë kryer kontrollin. Kontrolli kryhet kryesisht me dorë duke i kontrolluar një për një sendet dhe me detektor dore.

“Për vitin 2023 Mjacaj ka bërë 5 (pesë) takime dhe i fundit ka qenë në datën 25 gusht 2023. Nga verifikimi për futjen e ushqimeve, nga data 01.09.2023 deri sot ka futur ushqime në datën 01.09.2023, 14.09.2023, 22.09.2023, 03.10.2023 dhe 16.11.2023.

Në datën 01.09.2023, i ka sjellë i vellai Paulin Mjaca, kurse në rastet e tjera i ka sjellë kushërira e tij me emrin Ilda Rapo.

Kjo shtetase në katër raste është prezantuar si kushërirë dhe në datën 16.11.2023 është prezantuar si mikeshë. Personi që sjell ushqimet regjistrohet nëpërmjet kartës së identitetit dhe pyetet i burgosuri nëse është dakord që ti pranojë ose jo ushqimet”, tha ai.

sokol mjacaj arben lleshi burgu në peqin

Lini një Përgjigje