
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Luljeta Prezës, 32 vjeçares e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit në Durrës.
Sipas dëshmive që i janë dhënë grupit hetimor, nga 3 vajzat që kanë parë ngjarjen bëjnë me dije se sherri ka nisur për 2 mijë lekë.
Dy autorët i kanë kërkuar 32 vjeçares për të blerë ushqime por kjo e fundit ka refuzuar. Mësohet se në fillim, dy autorët e kanë goditur me grushte dhe më pas e kanë qëlluar me thikë e kanë ikur.
Tre vajzat mes tyre dhe një 15 vjeçare do të hetohen në gjëndje të lirë për moskallëzim krimi.
Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçarja është konfliktuar me dy autorët për motive të dobëta pasi kishin konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë së bashku.
Sakaq, dy të arrestuarit Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, kanë mohuar akuzat. Dy autorët fillimisht u shoqëruan në komisariat së bashku me 15 persona të tjerë, të cilët më pas u lanë të gjithë të lirë duke i vënë përgjues.
Dy autorët pasi u lanë të lirë, në bisedat mes tyre mësohet të kenë thënë “shpëtuam për mrekulli”. Ka qenë kjo bisedë që i ka çuar më pas në pranga.
Lini një Përgjigje