TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2025, 09:52

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet miku i Roan Brahimit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet miku i Roan Brahimit

Një person është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes se Renato Hoxhajt në Vlorë.

Mësohet se Erlis Mehmetaj nga Tropoja u ndalua pas hetimit të Policisë së Vlorës, e cila identifikoi makinën me të cilën lëvizi vrasësi. 

Mehmeti ishte mik me Roan Brahimin, i cili u ekzekutua në maj 2024 në Greqi. Nga hetimet rezulton se këtë makinë ia kishte dorëzuar autorit para krimit, ndërsa mjetit i ishin ndërruar edhe targat. Mehmetit iu sekuestrua edhe një celular që pritet të zbardhë të dhëna për vrasjen e Renato Hoxhajt në Vlorë. 

Vrasja e tij dyshohet se është porositur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vrasja e Renato Hoxhajt në Vlorë, arrestohet miku i Roan Brahimit
Erlis Mehmetaj

Si ndodhi ngjarja?

Renato Hoxhaj u gjet i pajetë mëngjesin e 27 Prillit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij. Ai u ekzekutua me katër plumba, dy në kokë dhe dy të tjerë në trup. 58-vjeçari punonte si roje në një objekt ndërtimi pranë shtëpisë së tij.

Policia ka marrë në pyetje 5 persona, mes tyre edhe bashkëjetuesen e tij. Ajo tha për mediat se 58-vjeçari nuk kishte shprehur shqetësime për konflikte të mundshme por ditët e fundit qëndronte i heshtur. Ka dëshmuar para grupit hetimor se kishte dëgjuar disa të shtëna, por kishte menduar se janë fishekzjarre.

 

Lini një Përgjigje